“Zëri im ishte dirigjenti i jetës sime”, thotë Celine Dion në dokumentarin e saj të ri, “Unë jam Celine Dion”. Për më shumë se tridhjetë vjet, këngëtarja kanadeze ka magjepsur audiencën në mbarë botën, duke përmbushur një ëndërr fëmijërie.

Në vitin 2023, Dion u detyrua të hiqte dorë nga ëndrrat e saj, duke anuluar të gjitha datat e turneut të saj, pasi u bëri të ditur fansave të saj se ishte diagnostikuar me Sindromën e “Njeriut të ngrirë” . Për 17 vjet, ajo kishte konvulsione që shqetësonin shumë mjekë. Këto spazma po preknin zërin e saj, duke shkaktuar ndryshime në lartësinë dhe humbjen e kontrollit mbi kordat e saj vokale.

Këtu janë pesë gjëra që mësuam për Celine Dion:

Celine Dion është e shkatërruar nga anulimi i koncerteve
Dion ishte e shkatërruar pasi pranoi se ajo dhe ekipi i saj kishin “mashtruar” fansat mbi motivet pse ajo anulonte koncertet ndërsa merrej fshehurazi me Sindromën e Njeriut të Ngrirë. Këngëtarja u shpreh në dokumentar se pesha e këtyre gënjeshtrave e kishte dërrmuar. Gjatë performancave të saj, ajo tregoi se aty ku kishte vështirësi me vokalin, ndaj shpeshherë i drejtonte mikrofonin publikut, duke i inkurajuar ata të këndonin në vend të saj.

Ajo u përpoq të “falsifikonte” problemin me qetësuesit e fortë

Celine Dion u përpoq ta menaxhonte sëmundjen e saj duke marrë doza të larta të Valiumit, por zbuloi se efekti i tij u zbeh midis marrjes së tij në prapaskenë dhe daljes së saj në skenë. Ajo rrëfeu se mbështetej në qetësues të fortë për të funksionuar si normalisht, duke rritur përfundimisht marrjen e tij në doza shumë të larta. Dion pranoi seriozitetin e situatës, duke theksuar se një dozë kaq e lartë mund të ishte fatale, duke thënë: “Nuk dua të tingëlloj dramatike, por mund të kisha vdekur”.

Ajo mban një gjerdan Maria Callas

Në një skenë prekëse në dokumentar, Dion shfaqi një gjerdan që ishte dhuratë nga bashkëshorti i saj i ndjerë, René Angelil. Ndërsa në dokumentar ajo shfaqet duke folur për Anxhelilin pa u emocionuar, ajo u përlot kur tha se rëndësia e gjerdanit vinte nga pronarja e saj e mëparshme, këngëtarja legjendare e operës Maria Callas. Celine përmendi se ajo e mban këtë gjerdan të veçantë për forcë. Admirimi i saj për Kallas është i ditur, siç pasqyrohet në albumin e saj të vitit 2007 D’elles, i cili përfshin ‘La diva’.

Xheloze për këngëtarët e rock-ut

Siç raporton ajo në dokumentar, ndërsa përgatitej për të filmuar një intervistë për “John Farnham: Finding the Voice”, Celine Dion shikoi një shfaqje të vjetër të John Farnhamnë një laptop. Ajo komentoi zërin e tij, duke shprehur xhelozinë e saj për këngëtarët e rock-ut (“njerëz super të lezetshëm”, siç i përshkruan ajo) të cilët mund të festojnë vonë, të pinë alkool, të pinë duhan dhe të zgjohen me një zë krejtësisht të ngjirur. “Unë pi ujë dhe fle 12 orë”, tha ajo me shaka. Dion e ka quajtur Farnham si një nga këngëtaret e saj të preferuara të të gjitha kohërave, dhe të dy performuan këngën e tij të famshme “You’re the Voice” së bashku në skenë në vitin 2018.

Punë kolosale për t’u rikthyer në skenë

Gjatë gjithë dokumentarit, këngëtarja e madhe shfaqet duke ngrohur kordat e saj vokale, duke u përpjekur të rikthehet në skenë. E ndërthurur me klipe nga performancat e saj të mëparshme, bëhet e qartë se ajo duhet të mësojë përsëri se si të lëvizë dhe të këndojë, por ajo ka bërë përparim të dukshëm vitet e fundit. Kamerat e kapën atë në një studio duke regjistruar ‘Love Again’ nga komedia romantike e vitit 2023 me të njëjtin emër, në të cilën ajo gjithashtu është pjesëmarrëse. Po ashtu, ajo shprehu dëshirën e saj: “Dua të jem në gjendje të këndoj e lumtur, pa menduar”./VizionPlus