Një tjetër gazetar është vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka kryer ndaj Rripit të Gazës.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e qeverisë në Gaza, jepet informacioni lidhur me gazetarët e vrarë në Rripin e Gazës që kur Izraeli filloi sulmet e tij më 7 tetor 2023.

Në sulmet që ushtria izraelite kreu ndaj Gazës, humbi jetën gazetari Muhammad Abu Sharia i cili punonte për agjencinë e lajmeve "Shams".

Në deklaratë thuhet se është rritur në 153 numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës i cili ndodhet nën sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori 2023 e deri më tani.

"Izraeli i vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur të vërtetën e Palestinës, për të fshehur dhe parandaluar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar", thuhej në një deklaratë të bërë më parë nga Zyra për media./aa