Në Top Arena u zhvillua një analizë në lidhje me përfitimet e ulëta financiare të ekipeve në Euro 2024.


Ed Manushi: Një skuadër që del kampion merr 6 milionë euro, Mbappe i fitoi për çerek ore me bluzat e veta. A e kuptoni disnivelin ekonomik të një gjëje si Evropiani që patjetër i shërben Shqipërisë për emër. Por çfarë interesi kanë Mbappetë?

Redi Jupi: Europiani për lojtarët e mëdhenj është bërë si goditjet e penalltisë, nëse e bën nuk të thotë njeri bravo, por po e humbe të shan gjithë stadiumi në kor. Për këta është bërë detyrim, përcaktim për të mbajtur nivelin e performancës në klube. Anglia ka marrë pak, në këtë Europian ka fituar logjika, Spanja është i favorizuar për t’u shpall kampion.

Gëzim Sinemati: Ajo loja që thua ti fanellat është një lojë e madhe që tërheq median dhe media na kanalizon ne. S’flet njeri për Rodrin. Spanjës i duhet më shumë Rodri se sa Jamali./TopChannel