Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me përfaqësues të FMN-së, Anke Weber shefe e misionit, dhe Sebastian Sosa, përfaqësues rajonal për Ballkanin Perëndimor, për të diskutuar sfidat e zhvillimit në Shqipëri dhe politikat prioritare.

Në fokus të diskutimeve ishin mungesa e fuqisë punëtore dhe politikat për të adresuar faktorët strukturorë si plakja e popullsisë dhe migrimi, zhvillimi i kapitalit njerëzor përmes VET dhe trajnimit në punë, inovacioni dhe politikat për të nxitur kërkesën për punë në sektorë me vlerë të lartë të shtuar, strategjia e inovacionit dhe zhvillimet në SME.

Në takim u diskutua edhe për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për agjendën e reformave, veçanërisht  për mirëadministrimin e ndërmarrjeve shtetërore.

Ekipi drejtues i MEKI ndau ecurinë e politikave proaktive në proces dhe përkushtimin për të krijuar një ekonomi të fortë e të qëndrueshme, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e partnerët ndërkombëtarë si FMN-ja, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj./ata