Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore gjatë 6 mujorit të parë 2024 ka vijuar me kontrollet për respektimin e standardeve të punës sipas legjislacionit në fuqi nga bizneset.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëri të ditur se u inspektuan 4948 subjekte mbi bazë risku; 8381 subjekte të reja janë këshilluar për të drejtat dhe detyrimet nga Legjislacioni i Punës; 303 inspektime për shkak ankese; 33% më shumë krahasuar me 2023.
Ndërkohë 74% e zgjidhjes së ankesave kanë qenë në favor të punëmarrësve, 38% më shumë punëmarrës informal të identifikuar krahasuar me 2023; më shumë së 10,869,840 lekë/muaj të ardhura në buxhet pas deklarimit.
MEKI informon se janë kryer 560 pezullime; 847 paralajmërime; 90 gjoba dhe 7% më pak punëmarrës të aksidentuar në punë krahasuar me vitin 2023./ata