Me një rezolutë unanime, asambleja e Kapitolinës votoi për heqjen e karrocave me kuaj – që kalojnë në qendër të kryeqytetit – në mënyrë që tani të mund të shkohet drejt lëvizjes elektrike, sipas “Il Messaggero”.

“Me mocionin e paraqitur dhe miratuar unanimisht, i japim fund një beteje civilizimi që ka vazhduar që nga legjislatura e kaluar”, tha këshilltarja e “Fratelli d’Italia” Rachele Mussolini, e cila paraqiti propozimin në dhomë.

“Një rrugë që tani detyron administratën e Kapitolinës të ndërhyjë për të rimodeluar karrocat drejt lëvizjes elektrike, duke ruajtur vendet e punës dhe duke u siguruar turistëve një mjet tipik transporti, por adekuat për nevojat e një qyteti thellësisht të ndryshuar në krahasim me atë kohë, sigurisht romantik por krejtësisht i ndryshëm“, shtoi Mussolini.

Lëvizja me karroca me kuaj është një traditë – jo vetëm romake – por një histori shekullore.

Por, me kalimin e viteve ajo është ekspozuar ndaj kritikave në rritje, veçanërisht nga bota e të drejtave të kafshëve, pasi konsiderohet e vjetëruar dhe absolutisht e papajtueshme me të nxehtin dhe ndryshimet që kanë prekur qytetet dhe trafikun modern, i cili është gjithnjë e më kaotik.

Në vende të tjera kuajt qarkullojnë në zona të gjelbra, si në parqe, ndërsa në kryeqytet lëvizin shpesh në terrene të ndërlikuara./ata