Më shumë se 20 mijë pushues vendas dhe të huaj kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, që nga hapja e tyre në 1 qershor.
Të dhënat i bëri të ditura ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Sipas ministres, pjesa më e madhe e pushuesve që kanë marrë ndihmë mjekësore, nuk kanë pasur nevojë të transferohen drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur në qendrat shëndetësore pranë vendpushimit.
Ministrja Koçiu përmes një postimi në rrjetet sociale u shprehu mirënjohje mjekëve dhe infermierëve të 34 qendrave shëndetësore verore dhe ekipeve të urgjencës kombëtare për shërbimin cilësor dhe në kohë për pushuesit./ata