Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kërkuan ​​sot falje zyrtare pas ankesave për një segment në ceremoninë e hapjes që paraqiti një parodi të Darkës së Fundit të Leonardo da Vinçit.

Skena, e cila përfshinte “drag queens” që riinterpretuan darkën e fundit të Jezu Krishtit me dishepujt e tij, është konsideruar thellësisht fyese nga Kisha Katolike.

Në një deklaratë, IOC-ja theksoi se nuk ka pasur kurrë ndonjë qëllim për të treguar mungesë respekti ndaj ndonjë grupi fetar.

“Është e qartë se nuk ka pasur kurrë qëllim për të treguar mungesë respekti ndaj ndonjë grupi fetar. Përkundrazi, ne kemi synuar të tregojmë tolerancë dhe komunitet. Nëse njerëzit janë ofenduar, atëherë na vjen keq”, tha zëdhënësja e Paris 2024 Anne Descamps në një konferencë për shtyp.

“Dhe duke parë rezultatin e sondazheve që ndamë, ne besojmë se kjo ambicie u arrit”, shtoi ajo, duke iu referuar sondazheve që thonë se 86 për qind e popullsisë franceze mendojnë se ceremonia e hapjes ishte një sukses./aa