Të paktën 5 palestinezë u vranë në sulmin ajror të ushtrisë izraelite në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët, një mjet ajror pa pilot izraelit (dron) bombardoi një grup palestinezësh që prisnin në kryqëzimin Abu Humaid të Khan Younis.

Burimet shëndetësore në spitalin "Nasser" në qytet thanë se në spital u transferuan trupat e pajetë të 5 palestinezëve që humbën jetën në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në një pikë ku palestinezët u grumbulluan në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, për të cilën thuhet se është e ashtuquajtur "zonë e sigurt".

Ushtria izraelite kreu sulme intensive artilerie gjatë natës ndaj lagjeve Tel el-Heava, Sabra, Zeitoun dhe Sheikh Ajlin në jug të qytetit të Gazës. Ushtarët izraelitë hynë në lagjet në fjalë, hapën zjarr me armë automatike mbi shtëpitë palestineze dhe hodhën në erë me eksploziv disa shtëpi dhe ndërtesa në zonë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 39.363 palestinezë, përfshirë të paktën 16.172 fëmijë dhe 10.798 gra ndërsa janë plagosur 90.923 persona të tjerë.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata./aa