Policia ka hyrë mbrëmë në Akademinë për gjykatës dhe prokuror në bazë të urdhrit të lëshuar nga Prokuroria themelore për ndjekjen e krimin të organizuar dhe korrupsionit.

Pyetur nga Euronews Albania për arsyet e bastijes ministria e Brendshme e Maqedonisë dha këtë përgjigje:

“ Janë marrë të dhëna elektronike nga sistemi kompjuterik, janë konfiskuar telefona dhe dosje të gjykatësve dhe prokurorëve të zgjedhur. Aksioni po vazhdon. ”

Çdo konkurs i Akademisë  është shoqëruara me skandale. Në listën e personave që zgjidheshin si prokuror dhe gjykatës gjithmonë kishte emra të fëmijëve të funksionareve.

 

Barlet Xhaferi, djali i ish Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi u bë prokuror.

Biljana Ivanova, reja e Sekretares të përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova u bë gjykatëse.

Albulena Abazi, bashkëshortja e Prokurorit publik, Islam Abazi u zgjodh si prokurore.

Simona Mucunski, bashkëshortja e Ministrit aktual të jashtëm, Timço Mucunski, tanimë po punon si gjykatëse.

Kryeministri Hristijan Mickoski, që në ditët e para të mandatit paralajmëroi se do të ketë ndryshime ligjore. Madje ai shkoi edhe më larg, paralajmëroi që mund të bëhen edhe ndryshime kushtetuese me qëllim që vet gjykatësit dhe prokurorët të zgjedhin Këshillat përkatës, e jo të propozohen nga politika.

 “Ta ndryshojmë ligjin, e nëse është nevoja edhe Kushtetutën dhe në vend të këtyre që kanë besueshmëri tek qytetarët vetëm 2% vetë prokurorët dhe gjykatësit, e jo Qeveria, as Kuvendi e as Presidenti, por vet ata të zgjedhin përfaqësuesit e vet në këto institucione. ”

Ideja e Kryeministrit u kundërshtua fort nga ambasadorët. Ambasadorja e SHBA-së, Ageler, kërkoi nga institucionet e drejtësisë që të mbrohen nga sulmet e politikës, por u pajtua se besimi tek qytetarët është shumë i ulët./EuroNews