Nuk është habi që të gjithë ëndërrojmë për një lëkurë të shndritshme, të shëndetshme, e mbi të gjitha ‘perfekte’. Problemi qëndron se për të përmbushur këto synime, ndërrojmë produktet shpesh, apo nuk kemi zbuluar rutinën që i përshtatet llojit të lëkurës sonë, duke bërë që të qëndrojmë shumë larg rezultatit të dëshiruar.


Bazën e njohim, hidratimi, gjumë i mjaftueshëm dhe larja e fytyrës, por çfarë ndodh mes këtyre hapave?

Në ndihmë na vijnë 13 këshilla, të cilat janë të aprovuara nga dermatologët, si më të shëndetshëm për të mbërritur sa më pranë synimit tonë për një lëkurë të bukur, të pastër e rinore.

  1. Përdorimi i larësit të duhur për llojin tuaj të lëkurës

Nëse keni lëkurën e yndyrshme, këshillohet një xhel larës me acid salicylik. Nëse keni lëkurën e thatë mund të përdorni një larës qumështor, ndërsa për lëkurë me njolla kafe apo melasma, sugjerohet larësi me përmbajtje të acidit alfa hidroksi.

  1. Mos ekzagjeroni rutinën me produkte të shumta

Është e rëndësishme të kuptohet se një rutinë e thjeshtë vlen më shumë sesa përdorimi “pa karar” i tyre. Duke shtresëzuar shumë produkte në lëkurë, mund të bllokoni poret, apo më keq irritimi i saj.

  1. Hidratimi si ditën ashtu dhe natën

Koha më e mirë e hidratimit të lëkurës sonë është përgjatë dushit të mëngjesit, e po ashtu larjes në darkë përpara se të flemë gjumë. Duhen shmangur locionet me aroma të rënda e të gjendet një hidratues i butë për përdorim të përditshëm.

  1. Fytyra nuk duhet prekur

Është më se e kuptueshme që nuk mund të largohemi nga vesi i të prekurit fytyrën, por kjo e fundit jo vetëm që përhap bakteret, por gjithashtu mund të krijohen inflacion, shtim të rrudhave, madje dhe gripin apo viruse të tjera. E gjithë kjo ndodh për shkak se duart tanë janë në kontakt me bakteret në çdo moment.

  1. Hidratimi brenda dhe jashtë trupit

Lëkura patjetër që duhet të hidratohet përmes kontaktit me ujin, e gjithashtu dhe produkteve hidratuese. Nuk duhet të harrojmë se një shëndet i mirë paraqet lëkurë të pastër, ndaj është e rëndësishme të konsumojmë rreth 8 gota ujë në ditë.

  1. Shmangia e ekspozimit direkt ndaj nxehtësisë

Përveçse diellit, yllit tonë që na jep pak dritë nga rrezet e saj të nxehta, gjithashtu duhet të jemi të kujdesshëm kur ekspozohemi ndaj saj apo situatave të tjera që përmbajnë nxehtësi të lartë. Sipas dermatologëve, këshillohet të qëndrohet minimalisht 10 metra larg nxehtësisë, pasi mund të shkaktohen inflacion dhe prishje të kolagjenit.

  1. Eksfolioni disa herë në javë

Zgjidhni një produkt me pH neutral, në mënyrë që të mos krijohet tharje, për të eksfoliuar lëkurën tuaj të paktën 2 herë në javë. Kujtesë, jo vetëm fytyra, por gjithashtu dhe trupi.

  1. Vitamina brenda dhe jashtë trupit

Siç dihet tashmë, vitamina C është shumë e rëndësishme për organizmin tonë, por gjithashtu dhe për lëkurën. Sugjerohen kremra apo akoma më mirë serume me përmbajtje të vitaminës C. Kjo vitaminë arrin të riparojë lëkurën nga dëmtimi i diellit.

  1. Pija jeshile

Nuk mund të mohojmë se kafeja është pija më tunduese, sidomos kur sapo kemi hapur sytë në mëngjes. Dermatologët ama sugjerojnë të kundërtën. Sipas tyre është më e shëndetshme konsumi i pijes jeshile klorofil apo matcha. Përmes këtyre pijeve, ndihmojmë largimin e fryrjes, por gjithashtu dhe për përmirësimin e lëkurës ndaj problemeve me celulitin.

  1. Dietë e shëndetshme për lëkurë të shëndetshme

Duhet të konsumojmë një dietë të shëndetshme, pra të mbushur me fruta e perime, larg ushqimeve të proceduara siç mund të jenë fast-foods. Lëkura jonë do na falënderojë përmes shkëlqimit të saj nëse ndjekim këtë hap kryesor.

  1. Pastrimi i furçave të makijazhit

Për të luftuar infeksionet apo poret e bllokuara, rekomandohet larja e furçave të make-up pas çdo përdorimi.

  1. Krem dielli në 365 ditë vitit pavarësisht kushteve atmosferike

Jemi rritur me idenë se kremi i diellit duhet përdorur vetëm kur ndodhemi në plazh, apo vetëm në stinën e verës. Kjo është e gabuar pasi kremi i diellit duhet përdorur çdo ditë, pavarësisht se është shi, diell, ftohtë apo ngrohtë moti. Ekspozimi i pambrojtur ndaj rrezeve ultravjollcë kontribuon në shenjat e dukshme të plakjes. Është e rëndësishme që kremi i diellit të jetë me spf 30 apo 50, si dhe gjithashtu aplikimi i saj çdo 2-3 orë.

  1. Flini “më të zgjuar”

Kemi dëgjuar se duhet të bëjmë të paktën 8 orë gjumë natën. Por për lëkurën, nuk ka rëndësi vetëm kohëzgjatja e gjumit, por gjithashtu dhe cilësia e saj. investimi në këllëf jastëku prej mëndafshi, ndihmon lëkurën në parandalimin e rrudhave apo akneve./GazetaShqiptare