Të paktën tre palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 18 të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit që shënjestroi tendat e personave të zhvendosur në një spital në Deir al-Balah në Rripin e Gazës qendrore.

“Forcat pushtuese izraelite kryen një masakër brenda Spitalit të Martirëve Al-Aksa duke bombarduar disa tenda që strehonin persona të zhvendosur”, tha zyra për media e qeverisë në Gaza.

Në njoftim theksohet se ky sulm brutal rezultoi në martirizimin e tre personave dhe lëndimin e mbi 18 të tjerëve deri më tani, duke përfshirë lëndime të rënda që aktualisht po trajtohen nga ekipet mjekësore në spital./aa