Falë politikave mbështetëse të ndërmarra nga qeveria, fermerët në rajone të ndryshme të vendit kanë rritur sipërfaqet e kultivuara me arrorë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot në rrjete sociale pamje nga ferma e Astrit Takës në fshatin piktoresk të Kalivaçit, Tepelenë, ku ka nisur vjelja e lajthive.
Kultivimi i lajthive, tha Denaj tha se, “përveçse sjell një burim të vyer ushqimor, garanton dhe të ardhura të qëndrueshme për familjet rurale”.
Ministrja vlerësoi përkushtimin dhe punën e palodhur të fermerëve që kontribuojnë në një të ardhme të begatë dhe të qëndrueshme të bujqësisë.
“Çdo fryt i tokës sjell mirëqenie dhe prosperitet”, u shpreh Denaj./ata