Modelja e njohur Kristina Baki e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ka treguar se jeton në një familje të madhe, pjesë e së cilës janë edhe vjehrri dhe vjehrra e saj.

 

Modelja ka treguar se ka një raport shumë të mirë me vjehrrën e saj, teksa ka thënë se është e lumtur me familjen e partnerit të saj.

 

“Tani që jam bërë mami, vjehrra më ledhaton pak dhe ma sjell ajo kafen tek krevati sepse rri gjithë natën pa gjumë me gocën dhe ajo më sjellë kafen për të nisur ditën. Por kur të ketë vjehrra nevojë, kafen do ja çoj dhe unë sepse unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën time. Jemi si shoqe shumë të ngushta sepse ajo ka sjellë në jetë partnerin tim. Unë jetoj me vjehrrën lumturisht e lumtur. Kur kemi ndonjë gricje me njëra-tjetrën për shkak të vajzës, them “po si të mërzitem unë me të, ajo më ka sjellë në jetë njeriun që unë dua, kështu që kalojnë të gjitha”. As ajo nuk mërzitet. Unë jetoj në një familje shumë të madhe, me vjehrrin, me vjehrrin. Unë kam jetuar gjithë kohën me familjen time dhe tani nga një familje kam kaluar në një familje tjetër, jam shumë e lumtur për këtë.”

 

Ajo është pyetur nga vogëlushët se ku i kursyer paratë e saj. Modelja thotë se ka punuar dhe sakrifikuar gjatë karrierës së saj.

 

“Jam aq e pasur sa për të bërë një jetë të qetë dhe të lumtur. Pra për të pasur këtë jetë të qetë dhe lumtur unë kam punuar shumë fort. Sepse profesioni i modeles ndonjëherë edhe keqinterpretohet. Domethënë njerëzit mendojnë se të jesh modele nuk është një profesion, është thjesht e bën për qejf. Por jo, për mua ka qenë një profesion. Unë që nga mosha 17-vjeçare që e kam nisur rrugëtimin tim si modele, kam punuar shumë fort, kam udhëtuar vetëm, kam qarë, jam zgjuar shumë herët për të kapur lindjen e Diellit, perëndimin, në të ftohtë, kështu që jam munduar shumë për t’i bërë ato para që t’i kurseja kur isha e vogël te derrkuci dhe më pas t’i hidhja në bankë dhe për të pasur këtë jetën e qetë dhe të lumtur që mund të kem tani, por nuk jam aq e pasur jo, nuk jam shumë e pasur.”