Fundjava e parë e muajit gusht shënoi një fluks të pasagjerëve që hyjnë në Portin e Durrësit nga portet italiane.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “në fundjavën e parë të muajit gusht, konkretisht në datat 2, 3, 4 gusht hynë në port 18 728 pasagjerë, dolën nga porti 8 887 pasagjerë.

Sipas të dhënave të APD, në port hynë 5 827 mjete (trajlerë dhe kamionë), ndërsa dolën nga porti 2 697 mjete, trajlerë dhe kamiona.

APD bën të ditur se menaxhimi i fluksit të udhëtarëve dhe lëvizjes së mjeteve të tyre, siguria fizike dhe garantimi i operacioneve portuale, realizohet nën monitorimin sistematik të efektivit të Sigurisë Portuale, i cili pavarësisht temperaturave të larta është 24 orë në 7 ditë në krye të detyrës.

“Aktualisht po operohet dhe me grupe të gatshme, me qëllim përballimin me sukses të sezonit”, theksoi APD./ata