Në shumë pika në qytetin Deir Ez-Zor në lindje të Sirisë po përjetohen përleshje mes fiseve arabe nën presionin e PKK/YPG-së dhe organizatës terroriste të mbështetur nga SHBA-ja.

Përleshjet filluan në orët e mëngjesit mes organizatës terroriste dhe fiseve arabe që ndodhen nën presion në rajonet që terroristët e YPG-PKK-së kanë pushtuar në Deir Ez-Zor.

Sipas informacionit që Anadolu ka marrë nga burimet lokale, mësohet se konflikte të ashpra po përjetohen në 9 pika të ndryshme në periferinë lindore dhe juglindore.

Fiset arabe sulmuan të ashtuquajturat postblloqe rrugore dhe selitë e PKK/YPG-së në fshatrat Al-Busayrah, Ibrehiyye, Al-Harijiyah, Al-Tayyanah, Abu Hammam, Gharanij, Al-Kishkiyah, Ziban dhe Ellatva,

Në Deir ez-Zor ka pasur përleshje të dhunshme edhe më parë mes fiseve arabe nën presionin e PKK/YPG-së dhe organizatës terroriste të mbështetur nga SHBA-ja.

- Pushtimi i PKK/YPG në Deir ez-Zor

E gjithë popullsia e Deir ez-Zorit, të cilën organizata e pushtoi nën emrin e "luftës kundër DAESH-it" me mbështetjen e ushtrisë amerikane, përbëhet nga arabët.

Organizata terroriste rekruton me forcë fëmijë arabë në rajonet e pushtuara.

Organizata, e cila gjeneron të ardhura duke sekuestruar puset në rajon dhe duke ia shitur ato administratës së Damaskut përmes kontrabandistëve, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së, i përdor të ardhurat për aktivitetet e veta, ndërkohë banorët e rajonit janë të privuar nga shërbimet dhe ndihmat lokale./aa