Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që legalizon minimin e kriptomonedhave në vend.

Dokumenti, i disponueshëm në faqen e internetit të qeverisë ruse, hyn në fuqi 10 ditë pas datës së publikimit.

Vetëm personat juridik rus dhe sipërmarrësit individual të regjistruar në një inventar të posaçëm do të kenë të drejtën për të kryer minimin, respektivisht për të kryer procesin që kriptomonedhat përdorin për të gjeneruar monedha të reja dhe për të verifikuar transaksione të reja.

Individët që nuk i kalojnë kufijtë e konsumit të energjisë së përcaktuara nga qeveria do të marrin të drejtën për të minuar monedhën digjitale pa u përfshirë në regjistër.

Një sërë masash janë parashikuar për të përjashtuar mundësinë e përdorimit të monedhës digjitale për qëllime pastrimi parash.

Putin gjithashtu nënshkroi në ligj disa projektligje të tjera, duke përfshirë ndalimin e reklamave të drogës në internet dhe në media, si dhe autorizimin për të njohur organizatat, themeluesit e të cilave janë agjenci të huaja qeveritare si të padëshirueshme në Rusi./aa