Parlamenti bullgar miratoi rregulloren ligjore që ndalon propagandën LGBT-së në shkolla.

Në parlamentin bullgar është diskutuar amendamenti i ligjit të arsimit i propozuar nga Partia Vazrazhdane.

Në votim propozimi i ndryshimit ligjor u pranua me 154 vota pro dhe 8 kundër, ndërkohë 9 deputetë abstenuan nga votimi.

Me ndryshimin e ligjit, propaganda LGBT dhe tema e "orientimit seksual jobiologjik" u ndalua nëpër shkolla.

Në tekstin e miratuar thuhet: "çdo formë e propagandës, promovimit apo nxitjes, drejtpërdrejt apo tërthorazi, të ideve dhe pikëpamjeve në lidhje me përkufizime të ndryshme të identitetit gjinor është e ndaluar".

Kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Korneliya Ninova, tha se me rregulloren do të ulet ndikimi i lobit LGBT në vend.

Duke kujtuar se parlamenti nuk e miratoi Konventën e Istanbulit, Ninova tha: "Mos i prekni fëmijët, hiqni duart nga fëmijët bullgarë".

Ninova kujtoi se Gjykata Kushtetuese bullgare, Kisha Ortodokse, Myftiu i Madh i Muslimanëve dhe autoritete të tjera institucionale mbajtën një qëndrim të vendosur kundër Konventës së Istanbulit./aa