Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se prioriteti i drejtoreshës së re të Kadastrës, Dallëndyshe Bici është të luftojë korrupsionin në këtë institucion.

 

Gjatë takimit prezantues, Rama tha se, për zbatimin e plotë të ligjit dhe shmangien e çdo ndërhyrjeje në sistemin digjital të këtij institucioni do të ngrihet një Task forcë speciale.

 

“Duhet patjetër të merren masa serioze lidhur me bishtat e të keqes në institucion, korrupsionit, që janë të kudondodhur në Kadastër, në të gjithë territorin. Drejtorja e re një nga detyrat që ka, është të merret me një Task forcë të brendshme për të çuar aty ku duhet e ku e kanë vendin punonjësit që kanë vepruar për interesin e tyre”, deklaroi Kryeministri.