Një tjetër arritje historike për Shqipërinë në lojërat Olimpike Paris 2024 ishte fitorja e mundësi Islam Dudaev i cili ka sjellë Shqipërisë medaljen e dytë të bronztë. Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh entuziast për fitoren e kësaj medalje te dyte historike për Sport Klub Tiranën dhe Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Medalja e dytë nga Dudajev, Veliaj nga Parisi: Tjetër arritje


“HISTORIKE
Edhe Islam Dudaev i bronztë!
Prapë medalje historike për Sport Klub Tiranën dhe Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024!
Fantastikeeee! Forcaaaa! – shkruan Veliaj në mesazhin e tij.

Nga Parisi, aty ku po mbahen Lojërat Olimpike 2024, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar emocionet e medaljes së parë olimpike, që Shqipëria mori dje në sportin e mundjes, me përfaqësues sportistin e Sport Klub Tirana, Chermen Valiev.

Në një intervistë televizive, ai u shpreh se është krenar për rezultatin e arritur në Paris, nga një klub që sot është kozmopolitan, me përfaqësues nga kombësi të ndryshme, që garojnë për ekipin tonë.
“Jemi vërtet shumë të emocionuar, ishte qershia mbi tortë e një fundjave të paharruar në Paris. Pas 112 vitesh shtet marrim medaljen tonë të parë olimpike, si Sport Klub Tirana i ekipit Shqipëria. Jam vërtet krenar që ky organizim, kjo energji, prodhoi më në fund një medalje të parë historike për Shqipërinë. Ndoshta i hap rrugën medaljeve të tjera. Jam vërtet krenar për çunat dhe gocat e Sport Klub Tirana, që përfaqëson Tiranën kozmopolitane, që nuk është më ajo Tirana e viteve 90, kur ne të gjithë ishim nga i njëjti vend. Tirana sot është kozmopolitane dhe ekipi ynë është kozmopolitan”, deklaroi Veliaj./Tema