Eksperimentet për të zbuluar aftësitë e kafshëve të ndryshme kanë nxjerrë në dritë fakte gjithmonë e më interesante për botën shtazore, që shpesh është më komplekse nga sa duket.

Një studim i ri sugjeron se kuajt janë më inteligjentë sesa mendohej më parë, pasi është vërejtur se përshtaten shpejt në lojëra të bazuara në trajtime dhe rregulla në ndryshim.

 

Hulumtimi nga Universiteti i Nottingham Trent përfshiu 20 kuaj, të cilët fillimisht u shpërblyen me një dhuratë për prekjen e një karte me hundë.

Kuajt, më inteligjentë sa mendonim! Studimi: Përshtaten shpejt me

Në fazën e dytë, shtuan një dritë në lojë. Rregulli u ndryshua në mënyrë dhe shpërblimi jepej vetëm nëse preknin kartën, teksa drita ishte e fikur.

Por kjo nuk e ndryshoi sjelljen e kuajve, ata u vunë re duke prekur kartën, pavarësisht dritës ndezur apo fikur.

Pas kësaj, studiuesit kaluan në fazën e tretë të eksperimentit.

Në këtë pikë përfundimtare, vendosën një limit prej 10 sekondash për të prekur kartën, teksa drita ishte e ndezur. Pas 10 sekondash ajo fikej.

Aty vunë re se kuajt ndryshuan sjelljen e tyre, dhe nxituan për të arritur kohën e paracaktuar.

“Ne prisnim që performanca e tyre të përmirësohej kur vendosëm limite në kohë, por u befasuam nga sa i menjëhershëm dhe domethënës ishte reagimit”, u shprehën ekspertët.

Kuajt, më inteligjentë sa mendonim! Studimi: Përshtaten shpejt me

Ata besojnë se fakti që kuajt u përshtatën kaq shpejt tregon se e kuptuan rregullin e dritës edhe në fazën e dyte, por nuk e ndoqën pasi ndjenë se nuk kishte asnjë penalizim.

Gjetjet e reja mund të çojnë në regjime më humane të trajnimit të kuajve dhe përmirësime të mirëqenies së tyre./OraNews