Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për suksesin e ekipit të mundjes së Shqipërisë në Lojërat Olimpike.

Ai ka ndarë një video ku dy sporistët Valiev dhe Ddudaev priten në Ministrinë e Arsimit dhe të Sporteve dhe thotë se sistemi i shpërblimit për fituesit e medaljeve është më i miri në rajon.

Rama bën me dije se me vendim qeverie janë vendosur shpërblime për mundësit dhe trajnerët e tyre për t’u dhënë një motivim më shumë.

“Suksesi historik i Ekipit Olimpik Shqiptar me sportistët Chermen Valiev dhe Islam Duadev në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, fryt i punës së palodhur dhe sakrificës së tyre në radhë të parë, por dhe trajnerëve, federatës, Komitetit Olimpik Shqiptar dhe mbështetjes së qeverisë shqiptare, me sistemin e shpërblimeve për fituesit e medaljeve olimpike dhe trajnerët e tyre që është më i miri në të gjithë rajonin.

Tanimë prej kohësh janë vendosur me vendime qeveria shpërblime të veçanta për medalistët dhe trajnerët e tyre, duke u dhënë sportistëve tanë një motivim më shumë për të vazhduar rrugëtimin drejt majave më të larta të sportit botëror”, shkruan Rama krah videos./VizionPlus