Kryetarja e partisë në pushtet “Pheu Thai” në Tajlandë, Paetongtarn Shinawatra, u zgjodh sot kryeministre gjatë një seance të jashtëzakonshme të parlamentit, vetëm dy ditë pas shkarkimit të Srettha Thavisin nga Gjykata Kushtetuese e Tajlandës.

Paetongtarn, e cila fitoi sot me një shumicë votash në parlament, do te jetë kryeministrja e dytë (grua) e vendit.

37-vjeçarja është vajza e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra dhe mbesa e ish-kryeministrit Yingluck Shinawatra – të cilët ishin në pushtet për disa vite, por më pas u rrëzuan nga një grusht shteti ushtarak dhe u larguan në mërgim.

Srettha, 62 vjeç, u rrëzua të mërkurën – pas më pak se një viti në detyrë pas veprimeve ligjore nga 40 senatorë. Ata e akuzuan atë për emërimin e Pichit Chuenban si ministër në kundërshtim me rregullat, të cilat parandalojnë emërimet e personave me precedentë penalë. Gjykata vendosi në favor të senatorëve.

Thaksin Shinawatra, një miliarder, u kthye në Tajlandë në gusht të vitit të kaluar duke qenë në mërgim të vetë-imponuar që nga viti 2008./ata