Një kontratë e re, një projekt që vijon, me Edlir Tetovën në krye. Egnatia as që ka ndërmend të ndryshojë, por i beson sërish të njëjtit “arktiket” që i ka dhuruar 3 trofe, 2 Kupa të Shqipërisë dhe një titull kampion. Pak përpara startit të sezonit të ri, presidentit Demrozi dhe trajneri Tetova gjetën akordin për të zgjatur bashkëpunimin e tyre deri në 2027.
Pavarësisht se ishte nën kontratë, Agim Demrozi dhe trajneri Tetova konfirmuan rinovimin e kontratës, një lëvizje kjo për t’i dhënë fund zërave që e shihnin Tetovën larg Egnatia, por mbi të gjitha një shenjë besimi ndaj një trajneri që po shkruan historinë e klubit.
Ashtu si në vitet e fundit, Egnatia mbetet një nga ekipet më aktive në tregun e transferimeve duke konfirmuar ambicien e klubit për të mbrojtur titullin kampion. Tetova u lakua edhe si pasuesi i Shehit në krye të Partizanit, por të kuqtë nuk kanë gjetur ende një zëvendësues.
“Demat” do të drejtohen sërish nga Arbër Abilaliaj, drejtori sportiv, deri në gjetjen e një trajneri të ri. Sipas Panorama Sport, kandidati kryesor, të paktën për momentin, është Miroslav Bojko. Në karrierën e tij tekniku kroat ka drejtuar ekipe të nivelit të dytë, ndërsa ka qenë zëvendës i Zoran Zekic te Sherif Tiraspol në Moldavi./BalkanWeb