Kjo e marte e 20 gushtit ka qenë vizita përfundimtare e inxhiniereve italianë të cilët inspektuan nga afër projektin e tyre për realizimin e kampit të refugjatëve në Gjadër.
Që prej mëngjesit të sotëm kanë parë nga afër punimet, e po ashtu nëse kampi është gati dhe plotëson të gjitha kushtet për pritjen e refugjatëve të parë të cilët pritet të vijnë brenda muajit shtator.
Qendra pritëse në Shëngjin është gati, e ndërkaq punimet në Gjadër vijojnë me intensitet të plotë ku sipas kryeministres italiane Giorga Meloni do të përfundonin në datë 1 shtator, por vizita dhe inspektimi i sotëm nga inxhinierët italianë do të japë dhe dritën jeshile se kur kampi do të jete gati për pritjen e refugjatëve ne vendin tonë./TopChannel