Në juglindje të kontinentit evropian, gjashtë shtete kanë më shumë se dhjetë vjet që presin për t’u ftuar në klubin më elitar gjeopolitik – Bashkimin Evropian. Këto janë Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Janë shtetet që vuajnë, krahas eksodit të një numri të konsiderueshëm të rinjsh, nga korrupsioni endemik, varfëria dhe mungesa e perspektivës. Ndoshta mund të flasim edhe për gjendjen depresive të shoqërive atje, shkruan Slobodna Dalmacija.

Kjo është arsyeja pse shumë do të pajtohen me videon e shfaqur në TikTok, e cila rendit qytetet më të depresionuara në Ballkan. Shumë turistë, të cilët shkojnë për të kaluar pushimet atje, kryesisht për shkak të çmimeve më të lira, nuk do të jenë dakord me këtë.

Por është një gjë të kalosh disa ditë në një vend të caktuar dhe krejt tjetër të jetosh atje gjatë gjithë vitit.

Lista e qyteteve më në depresion (shkaqet variojnë nga papunësia, shëndeti mendor, ndotja e mjedisit deri te pasojat e shkaktuara nga luftërat e viteve 1990) në Ballkan ofron këtë renditje:

10. Shkodër, Shqipëri

9. Zenicë, Bosnje dhe Hercegovinë

8. Novi Sad, Serbi

7. Prishtinë, Kosovë

6. Banja Luka, Bosnje dhe Hercegovinë

5. Tiranë, Shqipëri

4. Podgoricë, Mali i Zi

3. Beograd, Serbi

2. Shkup, Maqedonia e Veriut

1. Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë

/TeSheshi