Zëdhënësi i grupit të rezistencës Hamas, Osama Hamdan ka thënë se grupi palestinez do t'i përmbahet planit të armëpushimit që ishte propozuar më parë nga presidenti amerikan Joe Biden, duke shtuar se Uashingtoni po blente kohë për regjimin e Netanyahut që të vazhdojë gjenocidin në Gaza.
Shtetet e Bashkuara "thjesht po blejnë kohë për Izraelin që të vazhdojë gjenocidin e tij," i tha Hamdan Al Jazeera-s pasi Sekretari i Shtetit i ShBA-së Antony Blinken pretendoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e siguroi atë për mbështetjen e një propozimi të ShBA-së për të kapërcyer boshllëqet në një armëpushim në Gaza.
"Izraelitët janë tërhequr nga çështjet e përfshira në propozimin e Bidenit. Fjalimi i Netanyahut për pranimin e një propozimi të përditësuar tregon se administrata amerikane nuk ka arritur ta bindë atë të pranojë marrëveshjen e mëparshme", i tha Hamdan transmetuesit me seli në Katar./TRT