Një kartolinë e padorëzuar më në fund ka arritur në destinacion, rreth 121 vjet pasi ishte hedhur në kutin postare.

Kartolina me temën e Krishtlindjes iu dorëzua degës së postës në Swansea javën e kaluar edhe pse fillimisht u dërgua në 1903,  pra vetëm pak më shumë se një shekull me vonesë.

Stafi shpreson të gjejë të afërmit e zonjës Lydia Davies, e cila më parë jetonte në adresë dhe të cilës i drejtohej kartolina.

Posta Mbretërore pretendon se ka të ngjarë që kartolina të jetë "rikthyer" në sistemin e saj, në vend që "të jetë humbur për më shumë se një shekull". 

Kartolina është shkruar nga një burrë i quajtur Ewart, i cili, duke iu drejtuar "L", thotë se i vjen keq që nuk mund të marrë një "palë" të një sendi të panjohur.

“Më vjen shumë keq, por shpresoj se po kënaqeni në shtëpi”, shton ai. Ai e përfundon shënimin duke i kërkuar Lidias që "të kujtohet të takojë Gilbert dhe John", duke e nënshkruar atë me "dashuri për të gjithë"./OraNews