Të paktën 3 palestinezë përfshirë 2 fëmijë kanë humbur jetën në sulmin e ushtrisë izraelite në kampin refugjatëve Maghazi që gjendet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, njoftoi Organizata e Mbrojtjes Civile e Gazës.
Organizata thekson se avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ajrore edhe në zonat në perëndim të qytetit të Gazës dhe Khan Yunis, dhe se nga sulmet ka të vdekur dhe të plagosur.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 40.435 palestinezë, përfshirë të paktën 16.589 fëmijë dhe 10.980 gra ndërsa 93.534 persona u plagosën.
Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke sulmuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar./aa