Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e vlerësoi si "të paligjshme" dhe "vjedhje" transferimin e të ardhurave nga menaxhimi i aseteve ruse të ngrira nga Bashkimi Evropian (BE) në llogari të Ukrainës, duke theksuar se "kjo patjetër do të ketë pasoja ligjore".
Peskov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Moskë lidhur me temat në rendin e ditës.
Duke iu referuar çështjes së nxjerrjes në gjyq të Pavel Durov, themeluesit dhe drejtuesit të lartë (CEO) i aplikacionit të mesazheve Telegram, i cili u ndalua në Francë më 24 gusht, Peskov tha se "Është e rëndësishme që kjo të mos kthehet në persekutim politik".
Ndërsa mbi deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, se 1,4 miliard euro nga të ardhurat nga menaxhimi i aseteve të ngrira ruse u transferuan në Ukrainë, Peskov bëri vlerësimin se "Ky është një veprim i paligjshëm. Kjo do të ketë patjetër pasoja ligjore. Kjo nuk është gjë tjetër veçse shpronësim i paligjshëm. Fjala ruse për këtë është vjedhje"./aa