Në një konferencë ambasadorësh të quajtur “Diplo 2024”, kryeministri Rama i kërkoi diplomacisë që të hedhë sytë nga Afrika, si dhe nga vende që janë miqësore me Shqipërinë, ku veçoi Saudinë dhe Katarin.

“Në Afrikë jemi krejtësisht të munguar dhe unë besoj që është e drejtë të hapim derën e parë në Kenia. Na duhet për shumë arsye e në mos për arsye të tjera”, tha ai, duke vijuar për marrëdhënie me vende të largëta aziatike: “Kemi arsye të qenësishme jo vetëm për të besuar por dhe për të investuar në hapjen e dyerve të misioneve tona të reja, qoftë në Indonezi. Me Indonezinë kemi vendosur marrëdhënie që kanë dhe interes shumë të madh me ne, ashtu si dhe marrëdhëniet me Filipinet pasi të gjitha vendet e BE-së sot janë duke trokitur në potencial shumë të madh ato dyer për forca të reja pune dhe kjo është marrëdhënie shumë e rëndësishme. Radha është shumë e gjatë, por duke qenë vend i vogël nëse do të arrijmë të kultivojmë si duhet raportet besojmë se do të bëjmë kapërcime të radhës”.

Për Ramën, nuk pse diplomacia të ndalet vetëm te BE-ja, ndërkohë që Shqipëria mund të përfitojë dhe nga vende të tjera. Në këtë pikë, ai veçoi tre vende arabe.

“Sigurisht hapësira e BE-së është hapësira më natyrale për marrëdhëniet tona tregtare, e biznese por të mos harrojmë që kemi miq e miqësi të mira që kemi përforcuar ndjeshëm dhe duhet të kërkojmë më shumë, me Emiratet e Bashkuara, Arabinë Saudite, Azerbajxhanin, që janë tre vende që ushqejnë ndjenja e kanë interes për të forcuar marrëdhëniet me ne. Dhe patjetër me Kuvajtin që është mik nga kohë më të vjetra për shkaqe historike”. /tesheshi.com/