Sot në Kosovë po shënohet Dita ndërkombëtare e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit.

 

Lidhur me këtë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka bërë homazhe pranë përmendores dedikuar këtyre personave.

Ai, ka kërkuar nga institucionet dhe zyrtarët që të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe të zgjidhin çështjen e personave të zhdukur.

“Në këtë ditë ndërkombëtare të viktimave të zhdukurve me forcë, iu bashkova kryeministrit Kurti dhe kolegëve të trupit diplomatik për të shprehur respekt për familjet e pikëlluara kosovare që presin lajmin për më të dashurit e tyre të zhdukur. Ne përsërisim thirrjen tonë për institucionet dhe zyrtarët që të tejkalojnë dallimet e tyre dhe të punojnë së bashku për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur”, ka thënë Hovenier. /KosovaPress/