Angazhimi i Bashkimit Europian për të mbështetur Shqipërinë në përballjen me të kaluarën është çelësi i misionit të Delegacionit të BE-së në Tiranë për të nxitur një shoqëri të fortë dhe demokratike.

Zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë, njoftoi se përfaqësues të BE-së këtë javë ishin në Pogradec, ku morën pjesë në takimin “Nga e kaluara në kujtim: Kufijtë e diktaturës 1944-1991”.

Kjo ngjarje shërben si një kujtesë e pasojave tragjike të politikave kufitare të Shqipërisë gjatë epokës komuniste, duke theksuar nevojën për të ruajtur kujtimin e atyre që vuajtën. Përfaqësuesja e BE-së Frédérique Hanotier, në përshëndetjen e mbjatur me këtë rast, tha se, “mësimi nga e kaluara i fuqizon qytetarët për të ndërtuar një shoqëri më të fortë e demokratike”.

“Kjo është një çështje komplekse dhe BE-ja vazhdon të mbështesë Shqipërinë në përballjen me të kaluarën e saj dhe rritjen e kohezionit social në kontekstin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian,” tha Hanotier./ata