Melisa Trëndafili, e cila u djeg me benzinë para shtëpisë së saj nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci, vijon që të luftojë për jetën në spitalin e QSUT-së.

Momentalisht mësohet se gjendja e 31-vjeçares është stabël. E reja sipas asaj çka thonë mjekët e QSUT ka pësuar djegie në 35% të trupit, në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë.

Sipas mjekëve të QSUT ndërhyrja e shpejtë e kolegëve të tyre fillimisht në spitalin e Korçës ka qenë vendimtare për jetën e 31-vjeçares.

Pasditen e të shtunës, Bledar Trëndafili i vuri flakën gruas, dyshohet për motive xhelozie. 

Bledar Trëndafili i ka telefonuar Melisës dhe pasi ka dalë tek porta e banesës ku ajo po qëndronte e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe i ka vënë dhe flakën.

Ka qenë një e moshuar banore e zonës, e cila ka ndihmuar në shuarjen e flakëve në rrobat e trupit të 31-vjeçares./Tema