Tirana ka të dielën në mbrëmje testin më të vështirë në këtë fillim kampionati. Duhet të përballet me Egnatian kampione në fuqi dhe të fitojë ndeshjen. Jo vetëm për prestigj, por sepse në dy javë ka luajtur mirë, por ka marrë vetëm dy pikë dhe normalisht duhet të jetë lart në renditje. Skuadra është gati, ndërsa trajneri dhe drejtuesit kanë kërkuar me doemos fitoren në këtë ndeshje. Shkëmbi u ka bërë me dije lojtarëve, se Egnatia është sfidë prestigji dhe nuk duhet gabuar, siç ndodhi në Shkodër që fitorja u iku nga duart. Objektivi që duhet të arrijë këtë sezon Bledi Shkëmbi dhe Tirana janë derbi, “Final 4” dhe trofeu që duhet të fitojë.
Prej dy vitesh ekipi nuk sjell as titullin dhe as Kupën në shtëpi dhe këtë duhet ta bëjë. Një qëllim apo objektiv që do ta ngjiste Shkëmbin mes më të mirëve të skuadrës bardheblu, pasi trofeu mungon prej 2022-it.
FORMACIONI – Bledi Shkëmbi do të luajë me të njëjtin formacion që hodhi në fushë kundër Vllaznisë. Në portë Selmani. Më pas Gjumsi, Kola, Mici, Ismaili, Meta, Jonuzi, Soler, Prenga, Zharmuni dhe Abah. Dyshimi i vetëm mund të jetë në mesfushë apo një mbrojtje treshe me Dembelenë. Tirana do të jetë pothuajse e plotë në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Egnatias.
Edhe Gjumsi, i cili u dëmtua në takimin me Vllazninë, është kthyer në fushën e lojës. Meta është me skuadrën, ndërsa Përgjoni vazhdon të jetë mungesë për Tiranën e Shkëmbit. Tirana po vuan dëmtimet. Mësohet se Jordi Jaku është dëmtuar në gju dhe prej kohësh është jashtë fushe. Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë dhe do të jetë e gatshme për sfidën do të luajë Tirana me rrogozhinasit.
FUSHA – Tirana ka stadium, por ndeshjen me Egnatian do ta luajë në Durrës. FSHF-ja ka zbuluar se ndeshja do të zhvillohet në “Niko Dovana”, në orën 20:00.
STATISTIKAT – Për statistikë, sezonin e shkuar Tirana ka marrë 7 pikë, madje duke e mundur 5-0. Dy fitore ka në dy takime ekipi i Egnatias. Skuadra kampione e Shqipërisë dhe fituesja e Kupës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon.
Sivjet bardheblutë kanë 2 pikë në dy takime, por bindin në lojë. Në dy javët e para, Tirana e vjetshme ishte pak më ndryshe, gjithmonë në pikë. Edhe vjet ishte e pamundur në dy javë, por kishte marrë 4 pikë. Një fitore dhe një barazim, pasi kishte mundur Dinamon 2-3 dhe kishte barazuar 2-2 me Teutën në javën e dytë. Këtë sezon, Tirana e nisi me një barazim të bardhë kundër Laçit dhe ka dy pikë më pak./BalkanWeb