hëndetësore, për të tërhequr kartelën e vaksinave që kanë kryer të vegjëlit e tyre, sepse dokumenti sigurohet online dhe në kohë reale, nëpërmjet e-Albania.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se “ky është një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania”.

“Në prag të fillimit të vitit shkollor, për të gjithë prindërit nuk është më e nevojshme të  paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartelën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç”, tha Rama.

I njëjti format, sipas tij, “mund të aksesohet elektronikisht edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla ku është i regjistruar fëmija”.

Rreth 200 mijë fëmijë kanë tashmë Kartelën Digjitale të vaksinimit në e-Albania.

Ky dokument i rëndësishëm përmban të gjitha vaksinat që ka marrë fëmija  dhe do të lehtësojë ndjeshëm procesin e regjistrimit të fëmijëve në institucionet arsimore.

Në formë elektronike, qytetarët mund ta paraqesin dokumentin në çdo kohë drejt administratës së çerdheve dhe kopshteve ku do të regjistrojnë fëmijët e tyre, duke i çliruar përfundimisht nga mundimi i përvitshëm për sigurimin e kartelës në letër dhe me vulë të njomë.

As prindërit e fëmijëve që do të regjistrojnë fëmijët në klasë të parë nuk do të kenë më detyrimin ta depozitojnë kartelën pranë shkollës ku do të mësojë fëmija. Tashmë, nëpërmjet ndërveprimit të SMIP dhe Regjistrit Elektronik të Vaksinimit, kartela digjitale e vaksinimit do të dërgohet elektronikisht në shkollë nga vetë sistemi./ata