Shefi i ri i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka takuar sot ndërmjetësin evropian për dialogun Mirosllav Lajçak, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Ambasadori Orav në një postim në rrjetin social X ka shprehur kënaqësi për takimin me diplomatin sllovak.

“Kënaqësi të takohesha sot me përfaqësuesin special të BE-së Mirosllav Lajçak, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë. Si përfaqësues special i BE-së në Kosovë, pres me padurim të bashkëpunoj me të gjithë aktorët e familjes së BE-së për të forcuar qasjen “Team Europe” në terren”, shkruan Orav.

Ndryshe, gjatë ditës, Mirosllav Lajçak ka takuar edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi./TRT