Diskutimi i projektligjin për peshkimin në komisionet parlamentare u shoqërua edhe me debate me ministren e Bujqësisë Anila Denaj. Për opozitën në draft ka hapësira abuzive, por më tej sollën në vëmendje edhe ndërprerjen e fondeve IPARD.

Nga ana e saj ministrja Denaj paraqitur ndryshimet janë bërë pas raportit të BE

Duke theksuar se Shqipëria është gati për fondet që IPARD III do të japë për fermerët, Denaj shton se certifikimi nuk është në dorën e Shqipërisë

 

Do bëj raportin, por janë ata që vendosin kur bëhet certifikimi për të hapur IPARD III

Ndërkaq në komisionin e ligjeve nuk munguan as debatet mbi sigurinë ushqimore

LIGJI PËR VETERINARINË

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se ndryshimet në ligjin “Për shërbimin veterinar” synojnë forcimin e monitorimit dhe inspektimeve në këtë sektor për të garantuar siguri ushqimore sipas standardeve të BE-së.

E pranishme në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku u diskutua projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”,  Denaj tha se, “ky është një sekor shumë i rëndësishëm brenda kuadrit të sigurisë ushqimore”.

“Ne vijmë me një situatë epizotike shumë të pastër, ndërsa në rajon e vende të tjera ka pasur raste epizotike. Ne kemi ruajtur  një situatë epizotike të pastër edhe kur fqinji ynë Greqia u prek nga murtaja. Ndërsa ndryshimet ligjore që parashtrojmë sot e përafrojnë kuadrin ligjor  me BE dhe vijnë në linjë me përpjekjet e qeverisë për integrimin në BE”, tha Denaj.

Sipas saj, ndryshimet përmbushin një rregullor të plotë sipas BE-së, për prodhimin, kontrollin dhe cilësinë e produkteve veterinare  për të garatuar sigurinë ushqimore  në vend.

Ajo tha se, ligji i mundëson  prodhuesve të rrisin prodhimin ndërsa do të lehtësohen dhe barrierat administrative për regjistrimin e barnave veterinare të importit.

Sipas saj, produktet veterinare që tregtohen në 200 farmaci në të gjithë vendin, ndikojnë mbi kontrollin e sëmundjeve dhe korniza e qartë rregullative që paraqitet garanton siguri maksimale.

Denaj ftoi qytetarët të denoncojnë rastet e shkeljeve në këtë drejtim, teksa theksoi se është përgjegjësi e të gjithëve të denoncojnë për garantimin e sigurisë ushqimore.

Ministrja tha se, ndryshimet ligjore garantojnë gjurmueshmërinë në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe këto risi ligjore reflektojnë 15 propozime të grupeve të interesit dhe aktorëve të fushës që iu përgjigjen nevojave aktuale që paraqet sektori./OraNews