Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin konfirmoi vendosmërinë e vendit të tij lidhur me çështjen për të forcuar bashkëpunimin e mbrojtjes me Vietnamin.

Në deklaratën e Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) thuhet se Austin u takua në Pentagon me ministrin vietnamez të Mbrojtjes, Phan Van Giang.

Në takim ministrat diskutuan për mundësitë që do të thellojnë bashkëpunimin e mbrojtjes, përfshirë edhe tregtinë e industrisë së mbrojtjes dhe shkëmbimin e informacionit.

Austin dhe Phan vendosën theksin mbi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Vietnam dhe tërhoqën vëmendjen mbi përvjetorin e parë të rritjes së marrëdhënieve mes dy vendeve në nivelin e "partneritetit strategjik gjithëpërfshirës".

Palët nënshkruan "deklaratën e përditësuar të vizionit të përbashkët" i cili do të zhvillojë partneritetin e mbrojtjes mes dy vendeve./aa