Njoftohet se gjashtë palestinezë humbën jetën në sulmet që ushtria izraelite kreu në pjesët qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, njësitë izraelite të artilerisë bombarduan shtëpinë e familjes "Al-Bardawil" në zonën Al-Mawasi që ndodhet në qytetin Rafah në jug të Gazës.
Në sulm humbën jetën pesë palestinezë.
Ndërkohë, një palestinez humbi jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e shënjestrimit nga ushtria izraelite të shtëpisë së familjes "Akl" në kampin e refugjatëve Nusseirat në pjesën qendrore të Gazës.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani janë vrarë 41.118 palestinezë, përfshirë të paktën 16.715 fëmijë dhe 11.308 gra, ndërsa janë plagosur 95.125 të tjerë.
Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur, ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku strehohet popullata./aa