Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se qeveria ka vullnetin për të kther pagesat që profesionistët e lirë kryen nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit e deri në shfuqizimin e tij nga kjo gjykatë.

Ndërsa në Kuvend u diskutua Akti Normativ mbi rishikimin e buxhetit të shtetit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ngriti edhe shqetësimin për profesionistët e lirë.

Tabaku tha në Kuvend se qeveria duhet t’u kthejë mbrapsht paratë që kanë paguar.

“Vullneti është për t’i kthyer këto fonde mbrapsht. Nuk po i mban shteti në xhep lekët”, tha Malaj.

Më 27 qershor, Gjykata Kushtetuese vendosi të mbajë të përjashtuar nga tatimi me 15 % bizneset e vogla ofrues të shërbimeve porfesionale, me xhiro vjetore deri 14 milionë lekë. Gjykata shfyqizoi nenin 69, shkronja dh, fjalia e 2 dhe e 3 e ligjit dhe nenin 4 të VKM 753/2023.

Sipas këtij vendimi, për të vetpunësuarit, individët tregtarë dhe entitetet ofrues të shërbimeve profesionale me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë në vit, tatimi i fitimit do të jetë zero deri në fund të 2029, nga 15 % që u miratua në fillim të këtij viti./ata