Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me pamje nga shkollat e rindërtuara në të gjithë vendin të cilat kanë hapur dyert në këtë vit të ri arsimor për nxënësit dhe mësuesit me kushte dhe standarde bashkëkohore.
Janë rreth 25 shkolla të reja të cilat kanë mirëpritur rreth 10 mijë nxënës dhe mësues duke krijuar kushte moderne dhe të sigurta për mësim, zhvillim dhe edukim.
Në këtë vit arsimor, 200 shkolla 9-vjeçare janë pajisur me 216 laboratorë SMART, duke u mundësuar mbi 35 mijë fëmijëve në arsimin fillor, të mësuarit përmes platformave interaktive dhe rritjes së aftësive digjitale.
U janë mundësuar tekstet shkollore falas, 238 mijë nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe për 16 kategori të veçanta të nxënësve në gjimnaze.
Përgjatë vitit 2024 është investuar dhe po investohet në rindërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin./ata