Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të dielë me javën e pestë. Në Rrogozhinë, kampionët në fuqi të Egnatias u rikthyen te tri pikët duke mundur 4-0 Bylisin. Ndërkohë që në 19:00 në "Niko Dovana" Teuta u mund në limite 1-2 nga Vllaznia.
Në Rrogozhinë, Egnatia mundi pa probleme 4-0 Bylisin. Disfata e një jave më parë kundër Vllaznisë në Shkodër ka bërë që kampionët në fuqi të reagojnë duke treguar cilësi në fushë. Gjithçka u zhbllokua në minutën e 32-të nga supergoli i Ahmetaj. Më pas radha ishte për Xhemajlin që me dopietë e dërgoi rezultatin në 3-0. Në këtë sfidë kishte vend edhe për Edison Ndrecën që shënoi në minutën e 69-të golin e katërt.
Në "Niko Dovana" të Durrësit, Teuta u mposht 1-2 nga Vllaznia. Miqtë shënuan pas 20 minutave lojë me Esat Malën, ndërsa Teuta barazoi me Nasr në pjesën e dytë. Vllaznia shënoi golin me vlerën e tri pikëve në sekondat e fundit me Bekim Balaj. Sulmuesi shënoi me kokë nga zhvillimet e një këndoreje. Me dhjetë pikë shkodranët ndajnë kreun me Egnatian.
Superliga, java 5:
E dielë, 15 shtator
16:00 Egnatia 4-0 Bylis
19:00 Teuta 1-2 Vllaznia
E hënë, 16 shtator
16:00 Laçi - Partizani
19:00 Dinamo - Skënderbeu
19:00 Tirana - AF Elbasani
Renditja:
/Shqiptarja