Qazim Laçi ishte protagonist absolut në ndeshjen që ekipi i tij Sparta e Pragës fitoi në Champions League përballë Salzburg. Kjo sfidë u mbyll me fitoren e pastër 3-0 të ekipit çek.

Laçi ishte një nga kryesorët për të tijët, teksa lojën e mirë e vulosi dhe me një gol. Në minutën e 58-të, mesfushori i Kombëtares shqiptare dërgoi topin në fundin e rrjetës, duke shënuar një gol mjaft të bukur dhe me klas.

Pikërisht për lojën e mirë dhe kryesisht për golin e shënuar, Laçi është vlerësuar me një notë mjaft të lartë dhe solide. 7.7 është nota e Laçit, të cilit ia kalon vetëm sulmuesi Victor Olatunji me notën 7.9./ata