Një person është vrarë e dy të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në urën Erasmus në Rotterdam të Holandës të enjten në mbrëmje. Policia e Rotterdamit ka bërë të ditur se dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Sipas dëshmitarëve, një burrë ka goditur personat në urë teksa raportohet se është lënduar dhe vetë po ashtu, por edhe është arrestuar. Sipas mediave të huaja, një numër i madh oficerësh shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa është raportuar se një person nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Dëshmitarët thonë se i dyshuari kishte qëllim të qartë të shkaktonte shumë viktima. Ata thonë se ai po ecte me dy thika të mëdha dhe se ndërsa sulmonte bërtiste “Allahu akbar”. Mësohet se i dyshuari arriti të ndalohej nga një instruktor sporti./Dosja