Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer një sulm ajror në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Në deklaratën e zëdhënësit të ushtrisë izraelite thuhet se ushtria kreu një sulm në Bejrut dhe se nuk kishte asnjë ndryshim në paralajmërimin e sigurisë të lëshuar nga komanda e frontit të brendshëm të ushtrisë izraelite për qytetarët e saj.

Gazetari i Anadolu-t në Bejrut raportoi se një sulm ajror është kryer diku në rrugën "Jamous" në qytet. Ndërsa tymi i dendur u pa që dilte nga vendi i sulmit, ekipet mjekësore dhe ambulancat libaneze u dërguan në zonë.

Në mediat sociale u shpërndanë pamjet e tymit që dilnin nga lagjja Dahiye në jug të Bejrutit, ku Hezbollahu është aktiv./aa