Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli deklaroi sot se papunësia në Shqipëri është një nga problemet kryesore, që ka shtyrë mijëra qytetarë të largohen nga vendi.

Në një deklaratëpër medie, Memelli u shpreh se kjo faktohet nga numri i lartë i lejeve të punës qe vendet e BE-së kanë dhënë për qytetaret shqiptarë 2 vitet e fundit.

Sipas saj “numri i të papunëve në vendin tonë sa vjen e rritet”.

Memelli solli në vëmendje anketën e bërë së fundmi nga Barometri i Ballkanit për vitin 2024, ku u tregua një normë e lartë papunësie në mesin e te anketuarve në Shqipëri.

“20% e të anketuarve rezultuan të papunë në vendin tonë, niveli më I lartë rajonal dhe me diferencë të madhe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që mesatarja rajonale e papunësisë ndërmjet të anketuarve është vetëm 11%”, tha ajo.

Ajo siguroi se ndalimi i shpopullimit është prioriteti i parë në programin e Partisë së Lirisë.

“Kjo do bëhet duke krijuar kushtet dhe duke i mbështetur qytetarët që emigracioni të mos jetë më një alternativë”, tha ajo, ndërsa renditi pikat kryesore të programit të Partisë së Lirisë./ata