Nesër, më 24 shtator 2024, bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit në Kosovë, ku i vrarë mbeti rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Vëllai i Afrim Bunjaku, Muj Binjaku në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live” në Top Channel, rrëfeu i prekur telefonatën e fundit me të vëllain dhe momentin kur mori vesh se kishte ndërruar jetë.
“Ishte një rast i rëndë, humbëm njeriun më të mirë, por jemi krenar që kishim vëlla Afrimin. Jemi shumë krenar që falë Zotit dhe popullit shqiptar, po na mban shumë.
Unë ndodhem aktualisht në Kosovë, edhe familja e vëllait jetojnë në Kosovë”, u shpreh Muj Bunjaku.
Teksa u pyet se si e mori vesh lajmin e hidhur për të vëllain, ai u përgjigj duke thënë se “Ishte mëngjesi i datës 24 shtator, ora 05:30, kur më ka marrë në telefon djali i xhaxhait që jeton në Gjermani dhe më ka thënë që ‘kanë plagosur rëndë Afrimin’.
Ishte shumë rast i rëndë. Mirëpo përkrahja ishte shumë e madhe nga shqiptarët kudo, i falënderoj se përkrahja ishte shumë e madhe, nga do anë.
Jeta… është e vështirë t’i kthehesh normaliteti, është rast i rëndë. Afrimi nuk ishte vetëm i yni, por i të gjithë shqiptarëve.
Nesër bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta e Afrimit. Do të ketë homazhe në varreza dhe tubim në Prishtinë. Ishalla vjen drejtësia në vend, autorët të dorëzohen para drejtësisë.
Kam qenë shumë i lidhur e Afrimin, vetëm një vëlla kam pasur. Telefonata e fundit ka qenë një ditë përpara, kemi qenë shumë të lidhur. E ka marrë në tel i ka thënë ‘mos të zgjova nga gjumi?’. “Jo, jo”, mu përgjigj. I kam thënë që situata s’ka qenë e mirë dhe të ruhet, dhe ka thënë “s’kanë ku shkelin në tokën time, është e imja”. Ishalla qoftë rasti i fundit ky i vëllait tim", tha ai. /Tema