Kreu i Kishës Katolike dhe presidenti i Vatikanit, Papa Françesku i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndalur tensionet në rritje në Liban.

Duke folur në seancën e pritjes tradicionale të mbajtur të mërkurën në sheshin e famshëm Shën Pjetri të Vatikanit, Papa foli për Libanin në të cilin Izraeli kreu sulme ajrore.

"Jam shumë i pikëlluar nga lajmet që vijnë nga Libani, ku gjatë ditëve të fundit janë shënuar shumë viktima dhe shkatërrime nën bombardimet intensive. Shpresoj se komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndaluar këtë përshkallëzim të tmerrshëm. Kjo është e papranueshme", deklaroi Papa.

Duke iu referuar faktit se populli në Liban krahas krizës politike dhe ekonomike prej vitesh është prekur edhe nga shpërthimi në portin e Bejrutit në vitin 2020, Papa tha: "Unë shpreh afërsinë time me popullin libanez që ka vuajtur shumë në të kaluarën e afërt".

Ushtria izraelite nisi sulme ajrore në Liban në orët e mëngjesit të 23 shtatorit. Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 550 njerëz./aa