” I’m back” (“Unë jam kthyer”). Kështu, Donald Trump poston në Facebook për herë të parë që nga viti 2021, që kur u dëbua pas sulmit në Capitol Hill më 6 janar. Postimi përfshin pamje të shkurtra nga nata e zgjedhjeve të vitit 2016, në të cilat Trump thotë: “Më falni që ju mbaja në pritje. Çështje të ndërlikuara. Të komplikuara.”

U KTHEVA!

Postuar nga Donald J. Trump të Premten, 17 Mars 2023

Llogaritë e Trump në Facebook dhe Instagram u riaktivizuan nga Meta Platforms në fillim të shkurtit. Për më tepër, manjati tashmë ishte “rehabilituar” në Tëitter pas blerjes së tij nga miliarderi Elon Musk.

Në tetor 2021, Trump kishte lançuar platformën e tij “Truth Social”. “Kam krijuar Truth Social për të luftuar tiraninë e Big Tech,” tha ai në një deklaratë në atë kohë. Rrjeti social u krijua nga Trump Media & Technology Group si një alternativë ndaj Facebook dhe Tëitter, nga të cilat Trump në fakt ishte hequr.